U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

26 Korrik 2025, 22:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

29-vjeçari Nazmi Eduart Liçi, i shpallur në kërkim për grabitje në Elbasan, është vënë në pranga nga policia ditën e sotme.

Raportohet se ai është i dyshuar edhe për 5 vjedhje në Kavajë dhe Golem.

Liçi u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor 2024. Pasi u zbrit nga automjeti nga shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, Liçi u largua me vrap nga ambientet e DVP Elbasan dhe që atëherë është shpallur në kërkim.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga arrestimi i tij.

 

Po ndodh...

ide