U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhës, lihet në burg Armando Gega

3 Gusht 2025, 15:13 / AKTUALITET ALFA PRESS
U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhës, lihet në burg Armando

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg shtetasin Kleanth Bylyku alias Armando Gega, i cili akuzohet si një nga personat e përfshirë në vrasjen e Renato Hoxhës.

42-vjeçari ra në prangat e policisë më 1 gusht, teksa po udhëtonte me një mjet tip Audi të bardhë. Gega nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës pasi rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Armando Gega është vënë në pranga si një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës, rojës së pallatit në ndërtim e sipër në qytetin e Vlorës, Renato Hoxhaj.

Ndërkohë Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e vrasjes. Bëhet fjalë për një shtetas rumun, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Pas vrasjes, ai ka arritur të largohet nga Shqipëria. Bylyku ka pasur rolin e ndihmësit në vrasje, ndërsa qitësi ka qenë rumuni.

Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes. Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi, ndërsa në rrjetet sociale shfaqte jetën luksoze në Dubai.

Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit u porosit nga Dubai, ku strehohen grupet kriminale. Ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Po ndodh...