U arrestua për shfrytëzim prostitucioni të 16-vjeçares, kirurgu pezullohet nga QSUT

Mjeku kirurg i cili u arrestua ditën e sotme për shfrytësim për prostitucion të një 16-vjeçareje, të cilën e konsideronte si gruan e tij të katërt, është pezulluar nga detyra në QSUT.
Ai u arrestua nga policia e Tiranës këtë të enjte, pasi akuzohet se kishte rreth 2 vite që shfrytëzonte për prostitucion të miturën.
Sipas burimeve, bëhet me dije se Hasi ka qenë nën hetim edhe nga SPAK, pasi dyshohej se furnizonte me armë grupet kriminale.
Po ashtu bëhet me dije se në janar të vitit 2019 Hasit iu vendos një sasi tritoli në automjet.
Njoftimi i policisë
Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

