U denoncua si i zhdukur nga babai, gjendet i mbytur 33-vjeçari në Durrës
6 Dhjetor 2024, 14:31 / AKTUALITET
Një ditë pasi babai i tij e denoncoi të zhdukur, policia ka gjetur të pajetë 33-vjeçarin nga Durrësi.
Autoritetet sqarojnë se i riu është gjetur i mbytur në një kanal me ujë.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës”, informon policia.
Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se 33-vjeçari aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128