U hodh në erë sapo hipi në automjet, sherret e të birit që morën në qafë Isuf Jaçajn në Sarandë! Gazetarët: 58-vjeçari ishte problematik! Vrasësit profesionistë

Isuf Jaçaj 58 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e 4 tetorit në lagjen nr.3 të Sarandës ku u hodh në erë së bashku me automjetin e tij. Deri më tani, pista që po heton policia, lidhet me hakmarrjen për shkak të çështjeve konflikteve të së birit, Klaus Jaçaj, i cili në muajin korrik u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, pas një ngjarje të dhunshme të regjistruar më 7 korrik, që përfundoi më dy persona të plagosur rëndë. Shkak ishte një konflik për prona.
Gazetari Eni Ferhani, i ftuar në Opinion, tha se qyteti i Sarandës ka mjaft problematika, sidomos në institucionet e drejtësisë, duke përmendur këtu dhe një drejtuesin e prokurorisë, i cili aktualisht është nën hetim nga SPAK dhe i pezulluar nga detyra.
“Ngjarje e rëndë dhe e paralajmëruar. Pak muaj më parë ka pasur një ngjarje të rëndë me dy persona të plagosur rëndë. Është arrestuar autori i dyshuar. Është vendosur një sasi eksplozivi po në një banesë të lidhur me viktimën e pak ditëve më parë. Të gjitha këto ngjarje kanë ndodhur në kulm të sezonit turistik. Saranda është një zonë që ka interesa ekonomikë. Ka probleme dhe në menaxhimin e institucioneve ligjzbatuese, një drejtues prokurorie që është nën hetim nga SPAK, i pezulluar nga detyra, sistemi i gjykatave dhe prokurorive ka probleme”, tha gazetari Eni Ferhani.
Gazetarja Glidona Daci tha se policia është e përqendruar në pistën e hetimit. Ajo tregoi se personat që fshihen pas kësaj ngjarje janë profesionistë, referuar dhe montimit të lëndës plasëse në automjet dhe shpërthimit në kohën kur Isuf Jaçaj hipën në automjetin e tij.
“Djali i viktimës është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit, konflikt për çështje pronësie. Djalit, 2 ditë përpara se të arrestoj iu vendos tritol. Prokuroria pretendon se pas kësaj fshihet një grup kriminal është më herët në Sarandë ka bërë zhdukjen e dy personave. Konfliktet e vjetra po aktivizohen.
58-vjeçari ka qenë personazh problematik, por jo për çështje që mund të shkonte në vrasje. Është një hakmarrje për djalin, kështu thonë dyshimet. Montimi i tritolit ka qenë ekspert dhe mënyra e shpërthimit. Ka qenë persona që e kanë vëzhguar që kanë pritur sapo ka hipur në automjet për të bërë shpërthimin”, tha gazetarja Glidona Daci.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


