U kap duke transportuar emigrantë, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër
30 Gusht 2025, 16:20 / AKTUALITET

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “By pass”, duke vënë në pranga një 28-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm.
I riu, me iniciale A. M., banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për vjedhje, u ndalua në afërsi të rrethrrotullimit “5 Heronjtë e Vigut”, teksa drejtonte pa leje një automjet tip “Audi”, me të cilin po transportonte katër emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi.
Nga hetimet rezultoi se 28-vjeçari u kishte premtuar emigrantëve kalimin e paligjshëm, kundrejt pagesës 1500 euro për person. Katër shtetasit e huaj u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

