![](/images/1.png)
U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier
![](images/a.jpg)
Një 18 vjeçar nga Fieri është arrestuarnë flagrancë nga policia pasi i gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike kanabis sativa.
Sipas njoftimit të policisë Juled Spahija i kishte bërë gati dozat e kanabisit për shitje.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit "Flagranca", arrestuan shtetasin J. S., 18 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit J. S., dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje.
Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-
-
Dronë misterioz mbi Nju Xhersi?/ Reagime në Kongres
14 Dhjetor, 11:04
ide
top
receta Alfa
TRENDING ![](images/icon-trending-up.svg)
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128