U kapën duke kultivuar 1800 fidanë kanabis, arrestohet 19-vjeçari dhe shapllet në kërkim i riu

10 Qershor 2025, 12:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kapën duke kultivuar 1800 fidanë kanabis, arrestohet

Një parcele me 1800 fidanë kanabis sativa që po kultivoheshin në malëzinë e Bulqizës është zbuluar nga Policia,

Sipas Policisë, në pranga ra 19-vjeçari nga Fushë-Kruja Argjend Kraja dhe në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij Artur Zalla, 21 vjeç.

Policia e Dibrës bëri sot me dije (10 qershor) se finalizoi aksionin e koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe Strukturat e Hetimit të Krimit, në malin e fshatit Okshtun u evidentua një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë A.K., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë”, njoftoi policia vendore.

Në vijim të operacionit u identifikua dhe u shpall në kërkim edhe 21-vjeçari me inicialet A.Z., banues po në Fushë-Krujë, si bashkëpunëtor me të arrestuarin.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon”, sqaroi policia.

 

Po ndodh...