U kapën me 1 kg kokainë, policia italiane arreston dy shqiptarët

13 Shkurt 2025, 16:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kapën me 1 kg kokainë, policia italiane arreston dy shqiptarët

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 30 dhe 40-vjeç, pasi u kapën me 1 kg kokainë që kapte vlerën 100 mijë euro.

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët u kapën në traun e pagesës së autostradës Pescara Nord/Città Sant’Angelo, ndërsa ata ishin emra të njohur për policinë.

Hetimet do të vazhdojnë për të konstatuar detaje për origjinën dhe destinacionin e drogës, por sigurisht që komunitetit kriminal vendas i është hequr një sasi e konsiderueshme droge që sipas vlerësimeve fillestare hetimore mund të gjeneronte një shumë mbi 100 mijë euro në tregun ilegal”, bën me dije policia italiane.

 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi