U kapën me kokainë ne Portin e Durrësit, Gjykata merr vendimin për dy kushërinjtë nga Tropoja

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arjan Doçin dhe Mentor Çunin, shoferin dhe pronarin e furgonit të linjës Shqipëri-Angli dhe anasjelltas, të cilët ditë më parë u kapën me kokainë në Portin e Durrësit.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore, më 25 maj kontrolluan automjetin furgon që drejtohej nga Arjan Doçi.
Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim 7 pako të mbështjella me natriban. Nga hapja e tyre, ka rezultuar se brenda pakove kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.
Siç raportuam dhe më herët Mentor Çuni, 39 vjeç, është pronar i furgonit "Bledi Trans" në shasinë e të cilit u gjetën të fshehura pakot me kanabis. Ndërsa, shoferi ishte djali i tezes së tij, Arjan Doçi.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
