U kërcënua nga Vis Martinaj/ Ish-shefi i Shqiponjave rikthehet në punë, ja detyra që i besohet
Ish-shefi i “Shqiponjave” në Policinë e Shtetit, Engjëllush Avdulaj, me një karrierë 25-vjeçare në radhët e uniformave blu, është rikthyer në punë pas largimin si pasojë e kërcënimeve nga Ervis Martinaj.
Sipas News24, Engjëllush Avdulaj do të mbajë postin e drejtorit të IMT-së në Sarandë.
Kujtojmë se shkak i kërcënimeve të tij ishin kontrollet në bizneset loto-sport të Martinaj. Përplasja ka ndodhur në tetor të vitin 2013, ku sapo kishte nisur operacioni “Fundi i Marrëzisë” dhe policia kishte bllokuar makineri e automate të lojërave të fatit, gjë që e dëmtonte biznesin e Ervis Martinajt.
Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj kërcënon shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.
Avdylaj ka filluar punën si inspektor i policisë kriminale, teksa ka mbajtur detyra të ndryshme si shef seksioni i rendit, shef sektori, komandant nën/reparti, komandant reparti me forcat speciale e ndërhyrjes së shpejtë, shef i repartit Shqiponja Tiranë, shef komisariati, drejtor i paraburgimit Vlorë.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128