U plagos rëndë në lumin Buna, qeveria akordon 20 mln lekë për kurimin e kirurgut të QSUT

29 Janar 2025, 19:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

U plagos rëndë në lumin Buna, qeveria akordon 20 mln lekë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e doktor Arvin Dibrës, duke e vlerësuar këtë në dy milionë lekë të reja.

Ky vendim vjen disa muaj pas incidentit të ndodhur më 10 gusht, kur mjeku kirurg i QSUT-së u plagos aksidentalisht pasi u hodh në lumin Buna për të notuar dhe u përplas me gurët, duke shkaktuar dëmtime serioze. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ai u dërgua në Itali për ndihmë të mëtejshme.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme për trajtimin e dëmtimeve në qafë dhe rruazat që lidhen me shtyllën kurrizore, gjendja shëndetësore e doktorit, i cili gjithashtu ka nënshtetësi italiane, ka filluar të përmirësohet, megjithatë, ai vazhdon të ketë nevojë për trajtim.

Prof. Dr. Arvin Dibra është aktualisht shefi i Klinikës 1 Kirurgjikale në QSUT dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.

 

Po ndodh...