U publikua nga hakerat/ Çfarë është sistemi MEMEX i policisë me të dhënat e krimit shqiptarë

3 Tetor 2022, 10:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

U publikua nga hakerat/ Çfarë është sistemi MEMEX i

Ditën e sotme një material prej 1.7 giga ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari krimianale është publikuar nga grupi i hakerave iranianë "Homeland Justice".

Lëvizja e sotme provon edhe njëherë se sulmi kibernetik ka depërtuar në çdo njësi të sistemeve shqiptare të sigurisë dhe se pas sistemit TIMS, apo hakerimin e emaileve dhe kamerave të paraburgimit, disponimi dhe publikimi i sistemit MEMEX përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore.

Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit. 

Por çfarë është MEMEX? 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

 



 

Po ndodh...