Agron Puka u qëllua sapo la fëmijët në shkollë, i plagosuri dhe autori u konfliktuan dy ditë më parë

Zbardhen detaje rreth plagosjes së 54-vjeçarit sot në Rrile të Lezhës.
Shënjestra e sulmit, Agron Puka, sapo kishte dërguar fëmijët e tij në shkollë me makinë, kur i është bërë pritë me breshëri automatiku.
Për pasojë ai ka marrë plagë në trup. E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë dyerve të shkollës së Rriles ku janë traumatizuar edhe nxënësit e shumtë që ndodheshin në vendngjarje.
Gjithashtu mësohet se autori dhe i plagosuri kanë pasur një konflikt dy ditë më parë.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
-
-
Detaje/ Digjen dy makina të parkuara në Cërrik
6 Mars, 08:44 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



