Në sy të vajzës/ U sulmua fizikisht nga ish-gruaja dhe i ati, zbardhet denoncimi e Princit Lekës në Polici

6 Mars 2024, 12:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në sy të vajzës/ U sulmua fizikisht nga ish-gruaja dhe i ati,

Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish- bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton në Oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike ndaj tij.

Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga Oborri Mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzës së tij 3-vjeçare.

Menjëherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër-mbrojtje.

DENONCIMI

Rreth orës 15:20 kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani”, rezidenca e Familjes Mbretërore, për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeç, pasi me ish-bashkëshorten Eliza Zogu, jemi në proces divorci.

Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas i kam kërkuar administratorit që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese, kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten.

Unë jam ngjitur me administratorin edhe kam gjetur vajzën time të vogël, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish-bashkëshortes, Gjergj Zaharia.

Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës, dhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.

Në këtë moment situata ka agravuar, Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin si dhe ka marrë edhe një statujë druri…

 

Po ndodh...

ide