U vetëplagos ditën e djeshme, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë
23 September 2025, 10:13 / AKTUALITET

Policia e Vlorës ka arrestuar 37-vjeçarin Skënder Mehmetaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
37 vjeçari ditën e djeshme u vetëplagos në kofshën e majtë në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi nga qitja në mënyrë aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje.
Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, Skënder Mehmetaj ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
Aksident në Ishull-Lezhë, përplasen tre mjete, raportohen dy të plagosur
23 Shtator, 09:58
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
