U vetëplagos në këmbë me armë zjarri, arrestohet 45 vjeçari në Lezhë

3 Dhjetor 2024, 16:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

U vetëplagos në këmbë me armë zjarri, arrestohet 45

Një 45-vjeçar u vetëplagos ditën e djeshme me armë zjarri në Lezhë, teksa sot policia ka njoftuar se nga verifikimet e kryera rezultoi se armën e zjarrit e posedonte pa leje.

Policia sqaron më tej në lidhje me rastin se, 45-vjeçari me iniciale M. Gj., u vetëplagos në lokalin e tij dhe më pas ka fshehur armën, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Personi i vetëplagosur është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për vetëplagosjen në këmbë, me armë zjarri, të shtetasit M. Gj., 45 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, informojmë se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin e 45-vjeçarit, sepse nga verifikimet rezultoi se armën e zjarrit e posedonte pa leje.

Gjithashtu, ky shtetas, pas vetëplagosjes, në lokalin e tij, e ka fshehur armën, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së rastit. Shtetasi M. Gj. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128