U vra me thikë 2 ditë më parë/ Zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali, ja ku po heton policia

Van Koxha, 40 vjeç, është shqiptari i vrarë pas mesnatës së 25 nëntorit në Marghera të Italisë. Ngjarja ndodhi në një park pranë via Rizzardi, ku Koxha u godit me thikë gjatë një përleshjeje dhe humbi jetën. Vëllai i tij mbeti i plagosur, por arriti t’i mbijetojë sulmit.
Koxha kishte udhëtuar në Veneto për të takuar vëllain pasi kishte përfunduar një dënim me arrest shtëpiak për trafik droge. Policia italiane arrestoi dy shtetas moldavë, njëri i akuzuar për vrasje dhe tjetri për përfshirje në përleshje.
Kamerat e sigurisë identifikuan autorin kryesor të krimit. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për larje hesapesh midis grupeve rivale për trafik droge ose për kontrollin e një skeme mashtrimi të njohur si “loja e tre kutive.” Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa zona e Margheras mbetet një vatër kriminaliteti në Itali.
-
Aksident i rëndë në Kukës, katër të plagosur
27 Nëntor, 20:00 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


