U vra vetëm 200 metra larg shtëpisë/ Detaje nga vrasja e Lulzim Vishës, autorët i zunë pritë teksa shkonte për në punë
24 January 2025, 11:19 / AKTUALITET

Detaje të reja janë zbuluar nga rasja e Lulzim Vishës, 48 vjeçarit i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.
Sipas asaj që raportohet nga gazetari Igli Çelmeta, Visha është vrarë 200 metra larg shtëpisë së tij në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.
Mësohet se Visha ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte proceduar penalisht disa herë.
Ai sapo kishte dalë për në punë kur autorët e kanë ndjekur dhe besohet se e kanë qëlluar me 12 plumba. Ngjarja ka ngritur dyshime se vrasësit mund të kenë përdorur një armë me silenciator, pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Hetimet vazhdojnë, me policinë që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.
-
Aksident në Shkodër/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi
24 Janar, 10:43
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
