Çudi e madhe! Shqiptarit i ikën avioni për Shqipëri, futet në pistë dhe e ndjek nga pas
Një ngjarje e rëndë po aq dhe e çuditshme ka ndodhur së fundmi në aeroportin e Memmingenit në Gjermani. Sipas mediave të huaja mësohet se një 36-vjeçar u arrestua nga policia pasi u fut në pistë për të kapur avionin e humbur.
Ashtu si dhe bëri me dije policia gjermane, 36-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, hapi pa leje daljen e emergjencës me shpresën se do të kapte avionin e tij për në Shqipëri.
Ishin punonjësit e aeroportit ata të cilët ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur neutralizimin e këtij qytetari të cilin më pas e dërguan në terminal.
36-vjeçari tani duhet të përgjigjet para autoriteteve gjermane.
Punonjësit e aeroportit ishin në gjendje ta ndalonin atë të mërkurën në mbrëmje dhe ta çonin përsëri në terminal. Burri tani duhet të përgjigjet për shkeljen.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128