Ulje e lehtë temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e martë

7 Korrik 2025, 17:03 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ulje e lehtë temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites.

Vranësirat prej orëve të mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit hera-herës me intensitet lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites vonë pritet ndërprerja graduale e reshjeve.

Tempraturat maksimale gjatë ditës së nesërme do të pëspojnë ulje krahasuar me ditët e fundit duke arritur deri në 35 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të arrijnë gjatë natës në 16 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 1- 2 ballë.

Po ndodh...