22-vjeçaren nga Venezuela e hedhin nga kati i dytë i hotelit në Durrës, reagon policia
5 March 2024, 16:04 / AKTUALITET

Policia në Durrës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në qendër të qytetit.
Mësohet se një vajzë është shtyrë nga një mashkull, duke u rrëzuar nga kati i dytë i një hoteli. Për pasojë, e reja ka marrë disa lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Për ngjarjen është arrestuar një 39-vjeçar nga Shijaku. Vajza që u shty është shtetase e huaj nga Venezuela.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Nga Sokol Neçaj
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Nga Ardi Stefa
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Nga Dashnor Kokonozi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

