Vasja në Gjorm të Vlorës/ Viktima, kushëri i një prej pjesëtarëve të Masakrës së Çoles

1 Nëntor 2025, 21:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vasja në Gjorm të Vlorës/ Viktima, kushëri i një prej

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Vlorës.

Viktima 35-vjeçar Dalan Alliaj kishte shkuar për vizitë tek xhaxhai i tij i cili është babai i Bertil Alliaj, i cili ka marrë pjesë në masakrën e Çoles .

Gjatë kohës që ka qenë te dera, i është afruar një person dhe e ka goditur duke u larguar më pas.

Kanë qenë vetë familjarët që e kanë transportuar në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Po hetohet si pista e hakmarrjes por dhe pista të tjera. Dalan Alliaj figuron pronar i pikës së pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan Allidagu.

 

Po ndodh...

ide