Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi 

8 September 2025, 11:01 / AKTUALITET ALFA PRESS
Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit

Eugen Vaso ishte shēnjestra e atentatit të sotëm në Shkodër, sipas hetimeve paraprake. Viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.

Edhe pse shënjestra ishte ky i fundit, ai është i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.

Vaso është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet. Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020. Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.

 

Po ndodh...