Vëllai i deputetit gjueti në mal për ministrin, aksidentohet me makinën e policisë

2 Tetor 2022, 23:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vëllai i deputetit gjueti në mal për ministrin, aksidentohet me

Një makinë e policisë së Beratit është aksidentuar gjatë natës në një nga malet pranë qytetit.

Ky është denoncimi i një qytetari në faqen e Facebook të kreut të PD-së, Sali Berisha.


Qytetari shkruan se aksidentin e ka bërë vëllai i deputetit të PS-së, i cili thotë se del për gjueti për ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Denoncimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Komisarit në gjah i përmbyset makina!

Po gjuante për ministrin e familjes. Moratoriumi është për qytetarët dhe jo për pushtetarët zuzarë!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!

- - - - - -

Pershendetje doktor kjo foto i perket makines se policis berat ka bere aksident gjate gjuetis naten ..per qytetaret gjuetia eshte e pa ligjshme kurse per shtetin jo .. aksidentin e ka bere vellai deputetit fadil nasufi i cili thot se gjuaj per ministrin Çuçi.

 

Po ndodh...