Vettingu me ritme të shpejta, 5 vendime në një ditë, 4 shkarkime nga detyra, vetëm një konfirmim
Këtë të mërkurë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KPK ka shpallur pesë vendime për prokurorë dhe gjyqtarë lidhur me procesin e vettingut. Vendimi i parë u dha për prokuroren e Tiranës, Ornela Rrumbullaku, e cila u shkarkua nga detyra.
Rrumbullaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional, por pati probleme në kriterin e pasurisë. Rrumbullaku dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private.
KPK shkarkoi nga detyra edhe prokurorin e Korçës Dashnor Nure pas vettingut në të tri kriteret. Nures iu gjetën pamundësi financiare në disa vite.
Ndërsa, prokurorja e Durrësit, Oltiana Gjoni Çifliku u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke mos shfaqur probleme në asnjë nga kriteret e vettingut. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Komisioni vendosi të largojë nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkaj, pas kalimit të barrave të provës për pasurinë dhe profesionalizmin. Tonin Sterkaj punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.
Në vetting kaloi edhe prokurori Xhevahir Lita. Komisioni e përfundoi vetingun e prokurorit Xhevahir Lita vetëm për kriterin e figurës dhe e shkarkoi atë pasi bazuar në hetimet e SPAK, nga ku rezulton të jetë pjesë e krimit të organizuar. Prokurori Xhevahir Lita, u arrestua për korrupsion dhe krim të organizuar gjatë operacionit të koduar “Metamorfoza” në korrik 2023 dhe pak ditë më vonë u pezullua nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP. Trupa e KPK vendosi në mënyrë unanime ta largojë nga detyra prokurorin Xhevahir Lita.
A do ta fitojë SPAK luftën, me klasën politike të korruptuar?
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128