Video në TikTok duke hedhur mbeturinar! Shoqërohet në komisariat Kozak Braçi, merr gjobën e majme
16 Korrik 2025, 14:26 / AKTUALITET

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të shkeljes. Bëhet fjalë për personazhin e njohur të TikTok, Kozak Braçi, 32 vjeç.
Pavarësisht se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë, autoritetet arritën të identifikonin personin që kishte ndotur mjedisin dhe e shoqëruan atë për veprime të mëtejshme procedurale.
Në përfundim të veprimeve, Kozak Braçi u ndëshkua me një gjobë prej 100 000 lekësh, bazuar në nenin 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000 dhe nenin 15 të Kodit Rrugor.
Ndërkohë, materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm ligjor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


