VIDEO/ Terror në Don Bosko! Kishte bllokuar rrugën me automjetin e saj, disa djem dhunojnë barbarisht vajzën në Tiranë

31 Gusht 2025, 16:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Terror në Don Bosko! Kishte bllokuar rrugën me automjetin e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në kryeqytet, konkretisht në zonën e “Don Boskos”, ku një vajzë e re është dhunuar brutalisht nga disa djem.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ardhur për arsye banale. Dëshmitarët thonë se konflikti mes vajzës dhe djemve nisi për bllokimin e rrugës dhe shumë shpejt degradoi deri në dhunë fizike.

Nga pamjet e publikuara në rrjet shihen momentet e tmerrit ku njëri pre djemve të përfshirë në sherr fillimisht i bie me grushte automjetit të vajzës dhe më pas kësaj të fundit.

Ajo shihet e shtrirë përtokë ndërkohë që personat e përfshirë në konflikt vijojnë ta dhunojnë, Fatmirësisht kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët kanë mundur të shpëtojnë vajzën nga duart e agresorve.

 “Kryqi kuq Don Bosko për bllokim rruge, gjynah e kanë rraf atë gocën, u zunë për rrugën se hapte kush”, ka shkruar për JOQ një qytetar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Po ndodh...