
Video/ Përfitoi nga Amnistia, i dënuari del me idet të qarta: Do merrem me inceneratorë si Rama!

24 Prill 2024, 15:42 / AKTUALITET
Një prej të burgosurve që sot ka lënë qelitë e burgut të Drenovës duke përfituar nga amnistia penale, ka dalë me idetë e qarta se çfarë do të bëjë me jetën e tij tani e tutje.
Kur është ndalur para gazetarëve që raportonin në derën e burgut dhe kur është pyetur se çfarë do të bëjë tani që përfitoi lirinë, ai ka lëshuar batutën epike: “Do merrem me inceneratorët… si kryeministri” duke provokuar të qeshura tek të gjithë grupi i gazetarëve dhe familjarëve që ishin përreth.
Mësohet se personi në fjalë ka qenë i dënuar për kanabis, që po rezulton rruga e gabuar për të bërë para.
Në vend se të merret me drogë, zotëria ka kuptuar se del me fitim duke u marrë me inceneratorët dhe si shembull ka zgjedhur modelin më të suksesshëm: kryeministrin.

Për paranojën dhe alibinë: "SPAK-u i partisë na e ka fajin"
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128