VIDEO/ Tifozit i bie të fikët pranë deputetit, Bledi Çuçi i jep ndihmën e parë! Nuk futet në stadium pa ardhur ambulanca

16 Nëntor 2025, 18:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Tifozit i bie të fikët pranë deputetit, Bledi

Deputeti socialist, Bledi Çuçi ndodhet në stadium për të ndjekur nga afër përballjen miqësore mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Një e papritur i ka ndodhur deputetit të PS-së ndërkohë që  ndodhej në ambientet e jashtme të stadiumit ‘Air Albania’ teksa një tifoz është rrëzuar në tokë për shkak të një përkeqësimi shëndetësor.

Çuçi dhe të tjerë të pranishëm i dhanë ndihmën e parë, ndërsa deputeti nuk u largua pa ardhur ambulanca për të marrë personin në fjalë.



 

Po ndodh...

ide