Vlonjati i dyshuar si vrasës i biznesmenit italian, pronar guroreje dhe vëllai i një kultivuesi droge
29 Shtator 2025, 19:54 / AKTUALITET

Kamber Sulçaj, 48 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, rezulton të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës, Vlorë.
Sipas të dhënave zyrtare, Sulçaj zotëron 25% të aksioneve në guroret “Stone Quramenga”, ku aksionarë janë gjithashtu babai i tij, Delo Sulçaj me 20% dhe vëllai, Akil (alias Ermal) Sulçaj me 15%.
Pjesa tjetër u përket dy ortakëve të tjerë jashtë familjes. Përveç këtij aktiviteti, Kamber Sulçaj zotëron edhe një stan me bagëti.
Familja Sulçaj nuk është e panjohur për drejtësinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestua vëllai i tij, Gazmendi, së bashku me kushëririn Roel Sulçaj.
Ata u kapën me 2,632 fara kanabisi, të destinuara për kultivim dhe shitje.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


