
Vodhën automjetin që shitën para disa muajsh, arrestohen dy persona në Tiranë

6 Shkurt 2025, 11:07 / AKTUALITET
Dy persona të moshës 25 dhe 37-vjeçare, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë vjedhur një automjet.
Policia bën me dije se dy të arrestuarit kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetases A.S., të cilën ja kishin shitur asaj para disa muajsh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ll., 25 vjeç dhe E. C., 37 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetases A. S., të cilin shtetasi E. Ll. ia kishte shitur asaj, para disa muajsh”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
Ukraina sulmon në rajonin e Belgorodit, vriten 3 persona
6 Shkurt, 11:01 -
Sylvinho në Bergamo, vizitë speciale kapitenit Gjimshiti
6 Shkurt, 10:58

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128