Vodhën një makinë, arrestohen tre të rinj në Tepelenë, çfarë gjeti policia

28 Maj 2025, 15:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vodhën një makinë, arrestohen tre të rinj në

Policia ka arrestuar 3 persona pasi vodhën një automjet në Tepelenë dhe e kanë shitur në Gjirokastër.

Gjithashtu policia bën me dije se në automjetin e njërit prej të arrestuarve i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 armë të ftohta (thika).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, në kuadër të operacionit “Nearby”, për zbardhjen e vjedhjes së një automjeti, në qytetin e Tepelenës, kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar shtetasit:

P., 24 vjeç, F. H., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Tepelenë”, njofton policia.

 

Po ndodh...

ide