Vodhi në lokal çantën plot me euro të një klienti dhe e fshehu në një rrugicë, arrestohet grabitësi në Tiranë
4 October 2025, 09:47 / AKTUALITET

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.
Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
