Vodhi një lokal në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari

17 Shkurt 2025, 16:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vodhi një lokal në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës nën akuzën e vjedhjes.

Sipas policisë dyshohet se gjatë natës 17-vjeçari ka vjedhur një shumë prej 80 000 lekësh në një lokal ku ka qenë i punësuar. Me anë të një kopje çelësi që ai e kishte siguruar më parë bëri të mundur krimin.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e 17-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua shuma e vjedhur si dhe çelësi i lokalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.