
Vra*ja e Lulzim Vishës, policia: Në mjetin e djegur u gjet edhe një armë, targat e 'Porsche' të vjedhura që në 2023-in

aq
Detaje të reja janë zbuluar nga rasja e Lulzim Vishës, 48 vjeçarit i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.
Sipas asaj që raporton policia, tek makina e djegur është gjetur një armë dhe se targat rezultojnë të vjedhura në prill të 2023 në Kamëz.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion shtesë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se:
Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.
Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.
Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.
Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
-
U sekuestrohen 8 milionë euro pasuri dy personave nga Berati
24 Janar, 14:59

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128