Vranë gjykatësin në sallë, lihet në burg xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi

9 Dhjetor 2025, 10:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vranë gjykatësin në sallë, lihet në burg xhaxhai i

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja pasditen e 6 tetorit brenda sallës së gjyqit.

Vendimi i Apelit konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjon Shkambi ndodhet nën hetim për rolin e dyshuar në ngjarjen e rëndë, që tronditi sistemin e drejtësisë. Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.

 

Po ndodh...

ide