Vranë Renis Dobrën për pazaret e drogës, Çakrri dhe Bushgjokaj transferohen te 313
20 Korrik 2025, 08:56 / AKTUALITET

Dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj janë transferuar në paraburgimin e burgut 313 në Tiranë.
Pasi gjykata e Dibrës vendosi ditën e djeshme masën e sigurisë arrest me burg për Çakrrin dhe Bushgjokajn, ata janë transferuar tek 313 për shkak se nuk mund të dërgoheshin në Burrel për arsye se mund të ketë të afërm të 23 vjeçarit Dobra që punojnë në institucionin e burgut të sigurisë së lartë të të qytetit të Burrelit.
Kujtojmë se për vrasjen e Renis Dobrës nën akuzë janë edhe dy vëllezërit Aleksandër e Kristi Bushgjokaj të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se janë larguar jashtë vendit nërpërmjet Kosovës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
