Vranësira dhe lagështi e madhe! Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë ditës.
Gjithashtu do të ketë rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër e cila herë pas here do të krijojë mundësi për reshje shiu, kryesisht në zonat Jugore dhe pjesërisht në qendër.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e mesatare deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimore; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 3 ballë.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
