Vrasësi i Martin Canit u dënua me 16 vite burg, reagon familja: Sot, djali jonë është më i gjallë se kurrë

9 Dhjetor 2025, 14:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasësi i Martin Canit u dënua me 16 vite burg, reagon familja: Sot,

Familja e Martin Canit ka reaguar pas dënimit me 16 vite burg të Mario Përlleshaj, vrasësit të djalit të tyre.

Ata shprehen se “kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie”.

“Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton”, theksohet në deklaratë.

Duke shtuar se: “Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.”

Deklarata e familjes:

Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.

Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale — vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.

Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë.

Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.

I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.

Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.

Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.

Ne do të vazhdojmë misionin tone me:

Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh.

Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin.

Po ndodh...

ide