
Vrasja e 30-vjeçares së huaj në Tiranë, autor i dyshuar partneri! Pronarët e banesës lajmëruan policinë

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 30-vjeçares (shtetase e huaj) në Tiranë. Trupi i pajetë i saj u gjet rreth orës 12:55 në rrugën “Gjon Muzaka”, në banesën që kishte marrë me qira.
Ishin pronarët e banesës ata që njoftuan policinë pasi çifti kishte marrë banesën me qira dhe prej dy ditësh nuk ishin parë më.
Mësohet se prej 10 ditësh çifti i huaj jetonte në këtë banesë. Kur policia u fut në banesë gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.
Burri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.
Për policinë ai është autori i dyshuar. Sipas të dhënave ende nuk dihet nga ishin me origjinë, por janë dëgjuar duke folur në gjuhën arabe.
Burri është në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128