Vrasja e Erion Bobës, sherri në TikTok nisi mes shokut të tij dhe vëllait të autorit

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit, ku 15-vjeçari Erion Boba humbi jetën pas një sherri mes të miturve që nisi nga ofendime në rrjetet sociale. Hetimet e deritanishme kanë zbardhur se viktima dhe 14-vjeçari i arrestuar nuk kishin konflikt personal, por ishin përfshirë në përplasjen mes shokut të Erionit dhe vëllait të autorit.
Sipas burimeve hetimore, konflikti nisi në TikTok, ku ofendimet dhe komentet mes adoleshentëve u përshkallëzuan në një “takim sqarues”. Të rinjtë ishin shoqëruar nga miq të tyre dhe u takuan pranë ish-Kënetës së Durrësit më 25 nëntor, rreth 20 minuta larg shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy.
Në momentin që dy grupet zbritën nga makinat, debati u kthye në përplasje fizike. Sipas dëshmive, janë përdorur grushte, bishta çadrash, dërrasa dhe mjete të forta, por ende nuk është përcaktuar se kush mbante mjetin prerës që shkaktoi tragjedinë.
Gjatë përleshjes, 14-vjeçari me inicialet M.K. goditi Erion Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e gjoksit dhe në zemër. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku qëndroi në luftë me jetën për nëntë ditë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Pas ngjarjes, autori dhe shokët e tij u larguan duke marrë me vete armën e krimit, e cila më pas u gjet në makinën me të cilën kishin mbërritur në vendngjarje.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128