Vrasja e Hamza Licit/ RENEA hyn në Dobraç, mësyn lagjen e Bajrave
Dy grupe të forcave speciale RENEA kanë hyrë në fshatin Dobraç, që njihet si zona e grupit të Bajrave, disa orë pas atentatit ku mbeti viktimë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, i dyshuar për disa ngjarje kriminale në Shkodër dhe për përplasjet që ka pasur me Bajrat.
Atentati ndaj Hamza Licit ndodhi në hyrje të Dobraçit. Lici ishte në makinë me Arlind Bushatin, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas gazetarit të Neës24, Igli Çelmeta, dy grupe të RENEA po ushtrojnë kontrolle në Dobraç, ndërsa po marrin në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Policia ende nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa në automjetin ku ndodhej viktima Lici dhe i plagosuri Bushati janë gjetur armë zjarri. Ato janë dërguar në laboratorin shkencor kriminalistik ku do i nënshtrohen ekspertizës.
Zyrtarisht policia nuk ka dhënë informacione nëse ka pasur ose jo një shkëmbim zjarri, por automjeti nga ku është qëlluar, ka lëvizur me shpejtësi, nga brenda saj është qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit ku ndodhej Lici dhe Bushati, dhe po me shpejtësi është larguar.
Si pasojë e të shtënave, Hamza Lici, që ndodhej në rolin e drejtuesit të mjetit, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën qytetarja Flutura Basha, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë bashkëshorti i saj, Bashkim Basha. Çifti nuk kishte lidhje me atentatin.
-
Masakra në Shkodër, gjendet e djegur një makinë në Grudë
30 Tetor, 19:49 -
-
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128