Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

5 Dhjetor 2025, 16:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për masën e

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nevzat Spahos, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla pesë ditë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa ka për objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndërsa seanca do të mbahet nesër, më datë 6 dhjetor 2025, në orën 10:30. Procesi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së çështjes.

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover.

Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.

Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd.

Po ndodh...

ide