Vrasja e palestinezes/ Punonjësi i guidës: ‘Çifti’ i palestinezëve s’kishin dokumente me vete, më thanë se kishin lënë valixhet…

5 Mars 2025, 20:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e palestinezes/ Punonjësi i guidës: ‘Çifti’

Pasi u takuam duke qenë se çifti nuk dinte mirë anglisht, zonja më ofroi telefonin e saj dhe me Google translate më tha se do të qëndronin dy javë,  por me vete nuk kishin dokumentet e identifikimit, sepse valixhet u kishin ngelur në aeroport dhe po prisnin t’u vinin.

Dhe sapo t’i merrnin këto dokumentet bashkë me valixhet, do m’i vendosnin në dispozicion. Adnan Z. thotë se vajza i ishte prezantuar nga Palestina, ndërsa djali nga Libani. Dhe se aktualisht jetonin në Gjermani, në Berlin, vendi nga ku kishin ardhur në Shqipëri.

Ai thotë më tej se nuk i pyeti për lidhjen që kishin me njëri-tjetrin, pasi iu duk e parëndësishme në atë moment. Kontakti i fundit që Adnan Z. thotë se pati me dy klientët e huaj, ishte data 21 Shkurt. Ku nga krahu tjetër i telefonit i erdhi një mesazh falenderimi.

Që nga kjo ditë deri më 27 Shkurt, Ardita A. dhe miku i saj Adnan Z., thonë që nuk patën më komunikime me dy klientët.

Ne shkuam në dhomën e gjumit ku dera ishte e mbyllur dhe pasi trokitëm disa here, e hapëm atë dhe aty pamë se mbi krevat ndodhej një njeri i mbuluar me batanije, ku ndjemë edhe aromën e rëndë. Ajo që dua të them është se në asnjë nga ditët që unë kam qenë në këtë banesë, nuk kam dëgjuar zhurma. Ndërkohë që Adnan Z. konfirmoi nëpërmjet fotove të vëna në dispozicion se pikërisht shtetasja e huaj që kishte marrë banesën me qira, ishte Rayyan Aluan. Të njëjtën gjë që pohoi edhe pasi u ballafaqua me fotografinë e shtetasi Fadi Aluan.

Të dyja fotot ishin të marra nga sistemi TIMS. Të njëjtat pohime që dha edhe miku i tij Ledion Xh, që rezultoi të ishte pika e kontaktit midis Adnan Z. dhe dy klientëve të huaj. Nga këqyrja e pamjeve filmike të datës 19 Shkurt, del se dy të huajt shfaqen në Terminalin e Aeroportit të Tiranës, si në këto pamje, në orën 15:13.

Dhe më pas në intervale të ndryshme kohore deri në mbrëmje vonë, ata shikohen për herë të fundit përgjatë kësaj dite, teksa futen në ambientet e ëmentit të marrë me qira, në rrugën ‘Gjon Muzaka’ në Tiranë. Ecejake që kanë vazhduar deri më datë 21 Shkurt. Ku i vetmi që vihet re të dalë dhe të hyjë në ëment është Fadi Aluan.

Ndërsa më 22 Shkurt, kamerat filmike kapin shtetasin e huaj Fadi Aluan, teksa del i vetëm nga ëmenti, pa shoqëruesen e tij. Dhe vetëm disa orë më pas ai vihet re po i vetëm në Terminalin e Aeroportit ‘Nënë Tereza’ Më datë 20 Shkurt 2025, ora 13:19 shtetasi Fadi Aluan shfaqet duke dalë nga oborri i banesës dhe rikthehet sërish në banesë në orën 13:40, me një kuti në dorë, në dukje si ato të kutive të picave.  Më datë 21 Shkurt 2025, Fadi Aluan del nga shtëpia në orën 11:25 dhe kthehet në orën 12:00.

 

Po ndodh...