Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Përfundon seanca ndaj Arbër Paplekajt

30 Shtator 2022, 14:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Përfundon seanca ndaj Arbër Paplekajt

Prokuroria ka kërkuar kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve në seancë e sotme për Arbër Paplekaj. Ai ka kërkuar rihetim të dosjes për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.

Të hënën në orën 12:45 pritet të jepet vendimi i gjykatës.

Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasjeje me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Xhuvani ishte aktivist i PS. Nga përplasja 3 persona të tjerë u plagosën, mes tyre  një efektive policie.

I akuzuar për vrasjen është ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekja, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

 

 

Po ndodh...