Vrasja e Santiago Malkos, Leonard Duka në seancë gjyqësore! Shpërthen nëna e ish-policit: O maskara, ma vrave djalin

2 Tetor 2024, 14:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Santiago Malkos, Leonard Duka në seancë gjyqësore!

Gjykata e Posaçme nisi sot seancën për të pandehurin Leonard Duka, i akuzuar si kreu i grupit të quajtur “Klani Duka” dhe akuzuar si organizatori i vrasjes së ish-policit Santiago Malko, në muajin Gusht të vitit 2019.

Leonard Duka u paraqit për herë të parë në seancë që pas arrestimit dhe ekstradimit nga Belgjika, ku ishte arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Ai u ekstradua në 2 Gusht të këtij viti nga Belgjika në Shqipëri.

Anëtarët e tjerë të grupit janë gjykuar dhe hetuar në mungesë, teksa ai pritet të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK, në këtë dosje.

Por seanca e sotme nuk kaloi pa incident, teksa ka qenë mamaja e të ndjerit Santiago Malko, e pranishme në sallën e gjyqit, që ka shpërthyer në ulërima dhe fyerje ndaj të pandehurit:

O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, o qen! Si del ti aty...?!”, ishin akuzat e saj drejtuar Dukës.

Po ndodh...