Vrasja me thikë në kryeqytet, gazetari jep detaje: Autori përfitoi nga errësira për t’u arratisur!

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Babrru, ku një person u vra me thikë rreth orës 20:10.
Sipas raportimit të gazetarit Xhuljan Ferzaj për emisionin “Log.” në News24, viktima nuk kishte me vete mjet identifikimi, çka e ka bërë më të vështirë procesin e identifikimit nga ana e autoriteteve.
Policia po punon paralelisht për të identifikuar si viktimën, ashtu edhe autorin e ngjarjes, ndërkohë që sipas burimeve paraprake, autori dyshohet se ka përfituar nga errësira për t’u larguar nga vendngjarja, duke shmangur kapjen në moment.
Forcat e rendit dhe grupi hetimor vijojnë të jenë në terren, duke mbledhur prova dhe dëshmi që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të krimit. Deri më tani, nuk ka të dhëna për ndonjë të ndaluar apo të dyshuar konkret.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


