Vrasja në Durrës, Gjykata lë në burg Teilor Tivarin dhe bashkëpunëtorin e tij

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Teilor Tivarin, 24-vjeçarin e akuzuar për vrasjen me thikë të Valbon (Marko) Beqirajt, ngjarje që tronditi opinionin publik pak ditë më parë.
Në të njëjtën masë sigurie është lënë edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi me iniciale Xh. D., i cili ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja me një automjet taksi, duke e dërguar fillimisht në banesën e tij.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e sotëm (27 shtator), Tivari ka shprehur pendesë për krimin e kryer, ndërsa ka dhënë edhe versionin e tij për motivet që çuan në ngjarjen tragjike.
Sipas hetimeve paraprake, Tivari përdori thikën e bukës për të goditur disa herë viktimën brenda banesës së tij, pas një konflikti që ende mbetet objekt hetimi. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të vrasjes.
Po ndodh...
ide
Jo një 1990 i dytë! Këtë herë deri në fund!
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
