Vrau gruan me çekiç dhe e fshehu një javë në papafingo, mbetet në burg 39-vjeçari shqiptar: Më kapi paniku kur mësova se vdiq

10 Dhjetor 2024, 17:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau gruan me çekiç dhe e fshehu një javë në

“Gjatë kërkimit të faljes për krimin në familje që bëri në mënyrë brutale në Ampelokipi ditë më parë, i akuzuari u shfaq i shkatërruar dhe qante vazhdimisht”, shkruan media.

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për vrasjen e 32-vjeçares në Ampelokipi. Autori, i cili u dorëzua në Polici një javë pas krimit, pasi kishte fshehur trupin në papafingo, raportohet se përsëriti në kërkim të faljes pretendimin se nuk kishte planifikuar të vriste gruan e tij, duke përmendur se në momentin e aktit ishte në gjendje jo të mirë psikologjike.

“Më pushtoi paniku kur mora vesh që ajo kishte vdekur”, ka shpjeguar Cenko.

I akuzuari – sipas pretendimeve të tij – ka tentuar ta ringjallë viktimën pas goditjes. Por kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, ai e zuri paniku dhe vendosi të fshihte trupin dhe të qetësonte fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia.

Ai ka dhënë disa hipoteza për motivet e krimit të rëndë që u zbulua më 5 Dhjetor nga autoritetet (por kishte ndodhur një javë më parë), nga tradhtia bashkëshortore me shokun e tij të ngushtë, deri tek dyshimet se një nga fëmijët nuk ishte i tiji. Por policia dhe prokuroria greke po zhvillojnë hetime intensive për ta zbardhur plotësisht rastin.

 

Po ndodh...